Nga Agron Brataj

Basha: Janë plagosur disa protestues me faktura në kokë dhe plagë në kokë. Po i them sot Ramës dhe Lleshajt se do mbani përgjegjësi para ligjit. Asgjë nuk harrohet. Përpjekja juaj tinzare për tia faturuar dhunën protestës do të marrë përgjigjen e merituar.

Është mahnitëse për një popull të tërë të bashkuar kështu, të vendosur në mënyrën më të qartë dhe të prerë për vlerën Evropiane, pa të cilën nuk ka perëndim, por ka despotizëm lindor si ai që Edi Rama kërkon të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar vendin.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotma është dita e fundit ku unë i drejtohem me aryse kupolës socialistë, koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju.

Sot dua tju përsëris zotimin tim, të PD dhe opozitës së bashkuar se nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk pranojmë asgjë më pak se vlerat evropiane. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lërë qytetarin të flasë, ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme.

Kështu të gjithë bashkë, ballë lart, para historisë le ta çojmë këtë betejë për Shqipërinë Evropën drejt fitores së popullit.

Basha: Rama dhe banda e tij ta harrojë se do mbajë pushtetin me dhunë

Basha: Së pari dua tju falenderoj nga zemra për qytetarinë, shpirtin e qëndresës, për vendosmërinë që demonstruat sot me praninë që ka parrë Ballakni në një protestë për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk ka demokraci.

Qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesmërja që po lind.

Mesazhi i parë i qartë është se Rama dhe banda e tij ta harrojë që ta mbajë pushtetin me dhunë duke dhunuar qytetarët.

Basha : Mban fjalimin permbylles, shperndan protestuesit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*