Kanë mjaftuar qëndrimet e ashpra te ambasadorit Borchardt ndaj protestes se dhunshme, që militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kanë shkuar poshtë shtëpisë kryediplomatit, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. “Turp për ju”, shkruhet në mbishkrimin e lënë me bojë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri pati një reagim të ashpër mbrëmë për protestën e dhunshme të opozitës.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve.

OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri.

Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”– thuhej në reagimin e OSBE.

Në një reagim të dytë më të ‘zbutur’, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, shkruante: Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.

Por kanë mjaftuar këto qëndrime që militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kanë shkuar poshtë shtëpisë kryediplomatit, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. “Turp për ju”, shkruhet në mbishkrimin e lënë me bojë.

 

Cakaj dënon sulmin ndaj Ambasadorit Borchardt: Një grup huliganë kriminal sulmuan Ambasadorin me urdhër politik

“Mjaft është mjaft”, kështu e ka nisur regimin e tij ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, për sulmin e bërë nga militantët e opozitës ndaj Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Cakaj në reagimin e tij ka dënuar këtë kate duke i konsideruar si një akt të papranueshëm kriminal dhe si hakmarrje primitive me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij.

Mjaft është mjaft!Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij,  si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme.

Kjo është Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe  huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit. Për më shumë, kultura e liçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi.” shkruan ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*