Nga Agron Brataj

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në portin e Vlorës mbërriti anija kroçer MONET, e cila lundron nën flamurin e San Vicente. Ajo mbarti në bord 43 turistë dhe 28 anëtarë të ekuipazhit, duke sjellë gjallëri në qytet edhe përtej sezonit veror.

Pavarësisht përfundimit të periudhës së zakonshme turistike, Vlora vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota, duke u shndërruar në një destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe gjatë stinës së vjeshtës.
Kroçera MONET, e cila ka ardhur nga porti i Sarandës, do të qëndrojë në Vlorë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, përpara se të nisë lundrimin drejt destinacionit të radhës portit të Durrësit.
Ky është një tjetër tregues se Vlora po konsolidohet si një pikë kyçe në hartën e turizmit detar në Shqipëri, duke tërhequr vizitorë gjatë gjithë vitit.





