Nga Agron Brataj

Një vizitë që ngre shumë pikëpyetje, por edhe shpresa reflektim pas ardhjes së Kryeministrit në Vlorë
Erdhi, foli me zë të lartë dhe u largua. Për shumë qytetarë të Vlorës, kjo vizitë e Kryeministrit u pa si një manovër e shpejtë, me vendimet e marra paraprakisht, ndoshta edhe pa qenë i pranishëm. Kjo është perceptimi që po qarkullon në opinionin vlonjat. Por e vërteta, sipas meje, është ndryshe.
Besoj se Kryeministri e do Vlorën. Nëse nuk do ta donte, nuk do kishte vepruar ndryshe nga hera e parë, kur me një kryebashkiak tjetër zbriti vetë në terren, me dorashka në duar, për të pastruar fushat sportive dhe gjithë qytetin. Ai ishte një mesazh i qartë i përkushtimit personal.
Kësaj radhe veprimi ishte ndryshe: ndodhi brenda mureve të bashkisë. Por mesazhi sërish ishte i fortë. Me tone të drejtpërdrejta, iu drejtua deputetëve të sapozgjedhur.
Ngrihuni tani dhe thuajini këtu ato që më shkruani vetëm në mesazhe!” Ishte një thirrje për transparencë dhe për përgjegjësi politike. kjo thirrje ka qënë për deputet e sapo zgjedhur më 11 maj Eriona Ismaili dhe Vullnet Sina.
Më tej, sinjali për kryetarin e bashkisë ishte po aq i qartë largoni të paaftët, shkarkoni drejtuesit që janë kthyer në barrë për administratën dhe që e dëmtojnë jo vetëm Vlorën, por edhe imazhin e qeverisjes në rang kombëtar.
Por këtu nis pjesa e vështirë që ndoshta nuk shihet menjëherë.
Kryeministri duhet të dijë se largimi i këtyre njerëzve nuk është aq i thjeshtë sa një vendim politik.
Pjesa më e madhe e këtyre drejtuesve janë të mbrojtur me statusin e nëpunësit civil. Për t’i shkarkuar, duhen ndjekur procedurat ligjore dhe administrative. Shumë prej tyre përfundojnë në gjykatë, e madje edhe i fitojnë proceset. Kështu, jo vetëm që marrin të drejtën për t’u rikthyer në punë, por përfitojnë edhe pagat e prapambetura.
Ky është realiteti me të cilin përballet çdo përpjekje për pastrim institucionalm, një përplasje mes vullnetit politik dhe pengesave ligjore e burokratike.
E megjithatë, ajo vizitë, sado e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë, ka ngjallur shpresë. Sepse dikush më në fund foli troç. Tani pritet veprimi.
Jo vetëm nga lart, por edhe nga poshtë nga çdo qytetar i Vlorës që kërkon një administratë më të përgjegjshme, një bashki që punon për njerëzit dhe jo për interesat e ngushta të disa punonjësve që kan ngulur thell rrënjët pa meritë për dekada me radhë.




