Janë kryer në fshatin Bestrovë të Vlorës homazhet për presidentin e vetëshpallur të Çamërisë Festim Lato, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Holandë një javë më parë.

Arkivoli i Latos ka qenë i mbuluar me flamurin kuqezi të Shqipërisë, ndërsa varrimi i tij do të kryhet në vendlindje, në fshatin Bestrovë.

Në një prononcim për mediat, vëllai i tij u shpreh se nuk mund ti vënë gishtin askujt për vrasjen e Latos, ndërsa e quajti Festimin  një hero.

“Falenderoj të gjithë politikën shqiptare për mbështetjen, policinë e shtetit që ka qenë aq korrekte me ne, falenderoj të gjithë shqiptarët nga Presheva në Konispol”, u shpreh Xhemil Lato.

Përfaqësuesit e komunitetit çam që ishin të pranishëm në homazxhet për Laton, premtuan se do të merrnin hak për vrasjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*