Lëvizje të bujshme në tregun mediatik shqiptar, ku mes prurjeve të reja është dhe ish-drejtoresha e Tatimeve Briseda Shehaj.

Albania Times mëson se biznesmeni Ylli Ndroqi ka vendosur që Shehaj të jetë drejtoreshë e Programacionit dhe e Prodhimit në RTV Ora.

Shehaj në jo pak raste ka qenë kritike me përfaqësues të qeverisë Rama, dhe kjo e ka bërë që tashmë të qëndrojë larg kabinetit të tij të ngushtë.

Eksperiencën e saj në Tatime dhe më pas në disa institucione të tjera, Shehaj do të dijë me siguri që ta reflektojë edhe në këtë nismë të re të saj.

Përveç postit si drejtoreshë e Tatimeve , Shehaj ka qenë dhe në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, si dhe të kryetare e Task Forcës për Bregdetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*