Ka përfunduar procesi i licensimit për klubet shqiptare që kërkojnë të marrin pjesë në kompeticionet Europiane në sezonin 2019-2020. Njoftimi është dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit, i cili përmes një deklarate për shtyp ka pohuar:

“Sektori i Licensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton se ka përfunduar procesi i licensimit të klubeve aplikante për një licensë në kompeticionet e UEFA-s (UEFA Champions League – UEFA Europa League – UEFA Youth League) dhe FSHF-së.

Siç edhe është informuar në vazhdimësi ky proces ka filluar në muajin dhjetor 2018. Klubet aplikante janë kontaktuar nga Sektori i Licensimit, dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar Workshope e takime dy palëshe, të cilat janë organizuar në FSHF gjatë muajve janar dhe shkurt 2019. Gjithashtu klubet aplikante për licensë janë asistuar dhe monitoruar gjatë të gjithë kësaj periudhe nga ana e FSHF-së, (sidomos në përmbushjen e detyrimeve të kriterit financiar). Klubet aplikante kanë paraqitur pranë Menaxherit të Licensimit të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur të pesta kriteret që kërkon UEFA dhe FSHF për të përmbyllur këtë proces.

1-Kriterit Sportiv 2- Kriterit të Infrastrukturës 3- Kriterit të Administratës dhe Personelit, 4- Kriterit Ligjor dhe 5- Kriterit Financiar i cili është edhe më i rëndësishmi ndër kriteret.

I gjithë dokumentacioni që klubet aplikante për në kompeticionet e UEFA-s paraqitën në FSHF gjatë muait Prill 2019 i eshte vendosur në dispozicion ekspertëve të çdo kriteri, të cilët pasi bënë vlerësimin e tyre dhanë edhe konkluzionet përkatëse. Aplikimin për licensë për pjesmarrje në kompeticionet Europiane e përfunduan nëntë ekipe të Kategorisë Superiore, me KF Kamza që nuk aplikoj. Në fillim të muait maj 2019, mbështetur në dokumentacionet që klubet aplikante paraqitën pranë Sektorit të Licensimit, Komisionet e Licensimit dhanë vendimet e tyre lidhur me refuzimin apo dhënien e licensave për klubet aplikante.

Të gjitha vendimet e marra nga Komisionet e Licensimit u janë komunikuar klubeve aplikante.

Informojmë të interesuarit se gjatë muait qershor 2019, Komisionet e Licensimit do të marrin në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga klubet të cilat kanë aplikuar për një licensë për pjesmarrje në kompeticionet e FSHF-së (Kategoria Superiore, Kategoria e Parë dhe e Dytë).”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*