NGA ERGYS ALUSHI
Kur Ismail bej Vlora varrosej në Vlorë më 12 shkurt 1919.
Komanda italiane e vendosur në Vlorë e kishte ndaluar që më 17 maj 1916 përdorimin e Flamurit Shqiptar në Vlorë, kurse më 20 gusht 1916 e kishte nxjerrë jashtë ligjit.
Këshilli Bashkiak i qytetit, ku spikasin patriotët, propozoi që varri i Ismail Qemalit të vendosej në sheshin qendror të qytetit, pranë selisë ku ishte shpallur më 28 Nëntor 1912, Pavarësia Kombëtare e Shqipërisë.
Por, komanda ushtarake italiane, duke u kapur pas projektit ende në studim të rregullimit të sheshit qendror të qytetit, nguli këmbë që trupi të vendosej në kalanë e Kaninës, të paktën përkohësisht, aty ku qenë vendosur stërgjyshërit e Ismail Qemalit.
Komanda italiane në Vlorë mori përsipër organizimin e ceremonisë së varrimit, por vuri si kusht që gjatë proçesionit të mos shpalosej asnjë Flamur Kombëtar Shqiptar, dhe të mos kishte shpërthime patriotike.
Ajo kërkoi gjithashtu të çensuronte dhe fjalimet e përmortshme që do të mbaheshin.
Pas disa debatesh me parinë e Vlorës, midis te cileve Elmas Xhaferri, Abas Mezini, Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi etj, u arrit marrëveshja e komandës italiane, me Këshillin Bashkiak Shqiptar, që gjatë kortezhit vetëm arkivoli të ishte i mbuluar me Flamurin Shqiptar.
historia vazhdon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*