Shkolla 9-vjeçare “Mehmet Xhaferi”, Xarrë
Në bashkëpunim me: Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Sarandë – Konispol – Delvinë dhe Bashkia Konispol

Gjatë muajve të fundit, nxënësit e shkollës “Mehmet Xhaferi” u përfshinë në një projekt të veçantë: “Toka në Shkollë”. Kjo nismë, më shumë se një aktivitet bujqësor, shërbeu si një përvojë edukative e pasur, ku fëmijët mësuan nga afër se si të mbjellin patate dhe të kujdesen për to me durim dhe përkushtim.

Përtej njohurive praktike, ata përvetësuan vlera themelore si puna në grup, përgjegjësia ndaj mjedisit dhe ndihma për të tjerët.

 Kjo përvojë u kurorëzua me një gjest solidariteti: prodhimi i patateve u dhurua për familjet në nevojë të komunitetit. Një akt që tregon se edhe duart e vogla mund të përçojnë mesazhe të mëdha dashurie dhe kujdesi.

Ky projekt u bë i mundur falë angazhimit të palodhur të mësuesve dhe mbështetjes nga institucionet lokale. Krenar për nxënësit tanë, të cilët po rriten me ndjenja qytetarie dhe përgjegjësie sociale!

Ky artikull është marrë nga faqja zyrtare e Facebook e z. Ardit Bido, i cili edhe përpara marrjes së detyrës si deputet ka treguar përkushtim ndaj komunitetit, duke promovuar vlerat e arsimit dhe duke qenë gjithmonë pranë institucioneve arsimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*