Rubrika të njohim Vlorën nga Ergys Alushi

Kur vlonjatët do të hanin më shumë akullore e kasata!

50 vjet më parë, korrik 1969, në NTSHUS do të inagurohej një repart i ri.
Ishte një ngjarje për qytetin.
Vlonjatët do të hanin më shumë akullore dhe kasata.

Inagurimit të repartit të ri të prodhimit të akulloreve dhe kasatave iu kushtua një vëmendje të madhe.
Vetë Ministri i Tregtisë për kohën Kiço Ngjela do të vinte në Vlorë për të marrë pjesë në inagurim

Punishtja e re do të prodhonte 14 kuintalë akullore në ditë nga 5 kuintalë që prodhoheshin më parë.

Drejtori i NTSHUS-it, Niko Shuka do të mbante fjalën e rastit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*