Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku në rend dite mes të tjerash ka parashikuar shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11195, datë 31.05.2019, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” dhe projektvendimin për lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.

Kujtojmë që  Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi me 14 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.

Relatorja Vasilika Hysi u shpreh se në bazë të Kushtetutës, presidenti ka të drejtë vetëm një herë të kthej për rishqyrtim ligjet. Sipas saj, kërkesa e presidentit për rishqyrtim të ligjit bie poshtë në momentin që votohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit.

Por pas rrëzimit të dekretit ka reaguar Presidenca, ku përmes një njoftimi për media ka shpërndarë edhe njëherë arsyet e kthimit të këtij ligji në Kuvend.

Sipas Metës ligji duhet të përcaktojë rolin dhe funksionet e përmbaruesit. Ai deklaron se ky ligj bie ndesh me legjislacionin e profesioneve të tjera dhe cenon parimin kushtetues të sigurisë juridike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*