Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Letoni Majori Klodian Tanushi, i cili u plagos pak ditë më parë së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj (e cila ndërroi jetë ditën e ngjarjes) dhe reshterin Julian Kapaj, ky i fundit i plagosur lehtë.

Kush është Specialisti i Operacioneve që la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët?

Major Klodian Nikolla TANUSHI ka lindur në Dibër më 31.10.1980 dhe është fëmija i parë i familjes Tanushi. Ushtaraku i FA ishte i martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 Tanushi ka përfunduar shkollën e mesme profesionale ‘Nazmi Rushiti’ në profilin ‘Motorist xhenerik’. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Major Klodian Tanushi ka kryer kurse funksionalr EOD Niveli 1-rë ‘Për asgjësimin e municioneve me eksploziv’, dhe ka marrë pjesë ne kursin ‘EUFOR Mine Awareness Instructor Course’.

Pas përfundimit të Akademisë Klodian Tanushi është titulluar oficer dhe me urdhër më datë 18.09.2003 ka marrë gradën e ‘Nëntogerit’. Në vitin 2006 ka marrë gradën e ‘Togerit’, në vitin 2010 ka marrë gradën e ‘Kapitenit’ dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e ‘Majorit’.

Gjatë karrierës së tij ushtarake Tanushi ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh, kurse aktualisht ishte me detyrë Komandant i Togës së parë të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e ‘Karrierës’ nga Komandanti i Forcës, Medaljen e ‘Shërbimit’ nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen ‘Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare’ nga Ministri i Mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*