Në mbledhjen e ditës së mërkurë Këshilli i Ministrave ka vendosur kalimin e së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 633 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas listës që publikohet bashkë me këtë njoftim.

Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon: Për Qarkun Berat (ZVRPP Berat), një, me sipërfaqe të përgjithshme 239 m²; Për Qarkun Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd), 163, me sipërfaqe të përgjithshme 47.853 m²;

për Qarkun Durrës, 24, me sipërfaqe të përgjithshme 8.480 m²; për Qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), 174, me sipërfaqe të përgjithshme 42.065 m²; për Qarkun Fier (ZVRPP Lushnjë), 20, me sipërfaqe të përgjithshme 4.940 m²; për Qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), 9, me sipërfaqe të përgjithshme 3.689 m²; për Qarkun Vlorë (ZVRPP Vlorë dhe Sarandë), 186, me sipërfaqe të përgjithshme 56.100 m²; për Qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër), 45, me sipërfaqe të përgjithshme 7.864 m²; për Qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë), 9, me sipërfaqe të përgjithshme 4.650 m²; për Qarkun Kukës (ZVRPP Kukës), një, me sipërfaqe të përgjithshme 478 m²; për Qarkun Korçë (ZVRPP Korçë), një, me sipërfaqe të përgjithshme 159 m².

Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, është 10.993,97 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 105.224.873,04 lekë ose afro 850 mijë euro. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*