Nga: Ali Dederaj

Unë, Ali Dederaj, djali dhe biri i Kaninës, ndjej detyrimin moral dhe qytetar t’ju drejtohem publikisht
për disa çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën, dinjitetin dhe të ardhmen e Kaninës
dhe banorëve të saj. Kjo nuk është një ankesë, por një thirrje për ndërgjegje. Një kërkesë për
respekt ndaj historisë dhe njerëzve të kësaj toke të shenjtë, që kanë dhënë gjithmonë për Vlorën
dhe për Shqipërinë.

1. Kthimi në qarkullim i rrugës së Kaninës
Rruga kryesore e Kaninës është bllokuar që më 12 maj 2025, në mënyrë të padrejtë e të
pakuptueshme. Kjo rrugë është jeta e fshatit dhe duhet të hapet menjëherë.

2. Kanina  ose zonë turistike, ose landfill
Kërkoj që të përcaktohet qartë statusi i Kaninës: ose të trajtohet si zonë turistike e mbrojtur, ose
të shpallet zonë teknike me landfill.

3. Auditim transparent për pronësinë dhe shpërblimet
Kërkoj një audit të plotë dhe të pavarur, në bashkëpunim me banorët, për të përcaktuar kujt i
përket realisht toka ku është ndërtuar landfilli dhe ku kanë përfunduar fondet e shpronësimit sipas
VKM nr. 414, datë 27.05.2020. 4. Zbatimi i projekteve të miratuara më 25.05.2025
Projektet e miratuara nga KKRKT me firmën e Kryeministrit duhet të zbatohen pa vonesë.

Moszbatimi i tyre është dëm i drejtpërdrejtë për komunitetin.

 

5. Mbrojtja e tokave të Kaninës dhe Shashicës
Kërkoj ndalimin e menjëhershëm të çdo cënimi të tokave të kullotave në Shashicë dhe tokave të
punueshme në Kaninë.

6. Rifillimi i projektit të Qendrës së Kaninës
Qendra e Kaninës, e projektuar që në vitin 2017, duhet të rifillojë menjëherë.

7. Përfundimi i linjës elektrike 20 KW
Punimet janë realizuar vetëm 80%. Kërkoj përfundimin e menjëhershëm të projektit që të sigurohet
energji elektrike për të gjitha lagjet. 8. Ndërtimi i fushës sportive të shkollës së Kaninës me bar
sintetik
Aktualisht, shkolla e Kaninës nuk ka asnjë fushë sportive funksionale. Kërkoj ndërtimin e një fushe
të re me bar sintetik modern për fëmijët dhe të rinjtë.

9. Ndërtimi i hyrje-daljeve me bypass-in
Kërkoj ndërtimin e hyrje-daljeve funksionale midis fshatit, bypass-it dhe tokave me ullishte, pasi
aktualisht nuk ekziston asnjë akses praktik.

10. Nuk kërkojmë para, kërkojmë respekt
Banorët e Kaninës nuk kërkojnë ujë, punë apo para. Ne kërkojmë respekt  për njerëzit, për
historinë dhe për sakrificat që kjo zonë ka dhënë për Vlorën.

11. Mos prekni tokat e Kaninës
Mos guxoni të uzurponi asnjë metër tokë për ndërtimin e vilave apo për interesa personale. Këto
toka kanë pronarë, histori dhe dinjitet.

12. Plan zhvillimi për tokat “musha” të fshatit Kaninë
Kërkoj hartimin e një plani zhvillimi për tokat “musha” të fshatit Kaninë, që të rinjtë e zonës të kenë
mundësi reale për të ndërtuar një shtëpi në vendlindjen e tyre.

Përfundim
Kanina është themel i Vlorës, jo shtojcë e saj. Një vend që ka lindur luftëtarë, burrëri dhe krenari.
Kjo letër është një thirrje për drejtësi, respekt dhe transparencë, sepse Kanina nuk kërkon shumë
kërkon vetëm atë që i takon me të drejtë.
Me respekt,
Ali Dederaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*