Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 minuta në kryqëzimin e Gjadrit, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi  N.Gj, 75 vjeç dhe ka mbetur e plagosur pasagjerja shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, e cila është drejtuar menjëherë në spital.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit A.H., 36 vjeç është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti me  drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur  me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75  vjeçe, banuese në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi  N.Gj, dhe ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*