95- Përfundon gjithçka, Liverplu mposht Totenhemin 2-0 dhe fiton Champions Leaguen e gjashtë në histori! Tifozët e “Reds”-ave ushtojnë në “Wanda Metropolitan”. Klop ngre më në fund trofeun e ëndërruar pas 14 vitesh.

87- Gol Liverpuli! Vjen goli i dytë i ndeshjes, shënojnë sërish “Reds”-at me Divok Origin, që përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe shënon gol falë një diagonaleje të saktë, gol që praktikisht i jep trofeun skuadrës së Klopit.

Liverpooli është kampioni i ri i Europës. Skuadra e Jurgen Klopp mbylli një sezon fantastik duke triumfuar në një finale angleze ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-0.

Finalja e Madridit i buzëqeshi ‘The Reds’ që në fillim të ndeshjes, ku Salah realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tottenham nuk u dorëzua duke bombarduar për minuta të tëra portën e Alisson, por gardiani i Liverpoolit bëri një paraqitje heroike duke mbajtur të paprekur portën e ekipit nga Merseyside.

Divock Origi i shoi të gjitha dyshimet në minutën e 87-ë duke goditur saktë me të majtën.

Pas 3 vitesh dominimi radhazi në Europë të Real Madridit, froni i takon Liverpoolit. Ky është titulli i parë ndërkombëtar për Jurgen Klopp pas 3 finalesh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*