Në fokus të planit operacional të qeverisë për luftën kundër informalitetit mësohet se Hotel Rogner ka marrë një gjobë prej 150 000 pasi në momentin e kontrollit nga ana e punonjësve të tatimeve kishte të zëna 72 dhoma, për 7 prej tyre nuk ishte lëshuar kupon tatimor.

Bëhet me dije gjithashtu se ky plan do të fokusohet dhe në të gjitha bizneset e mëdha të hidrokarbureve. Delina Ibrahimaj, drejtuesja e Tatimeve,  tha se kontrollet nga punonjësit e tatimeve dhe ata të metrologjisë do të shtrihen në mbarë vendin, duke prekur 1 200 subjekte dhe 3 200 pompa.

Ky plan operacional rikthehet në fokusin e qeverisë pas aksionit pas aksionit që u shtri në të gjithë vendin në 2015-ën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*