
Kompania ajrore Emirates ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Dubai deri në një njoftim të dytë.
“Ju lutemi mos shkoni në aeroport”,thuhet në njoftim.
Ndërkohë, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve, duke sqaruar se masa është marrë për sigurinë e pasagjerëve, stafit të aeroportit dhe ekuipazheve të linjave ajrore për shkak të lufftës në Lindjen e Mesme.
Autoritetet bëjnë thirrje që udhëtarët të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.




