Rreth 200 tifozë e përshëndetën me eovacione Romelu Lukaku, ndërsa sulmuesi belg arriti në Milano brenda natës së kaluar, për të zyrtarizuar transferimin 80 milionë eurosh nga Manchester United tek Interi. Sot do të kryejë testet mjekësore dhe pritet të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me zikaltrit, ndërsa këta të fundit do paguajnë diçka më pak sesa “Djajtë e Kuq” e blenë tek Everton, dy vite më parë.Ndërkohë, Manchester United është përsëri në bisedime për të nënshkruar me Mario Mandzukic nga Juventusi, si zëvendësues për Lukaku, njofton “Sky” në Itali.

 

Të mërkurën në mbrëmje, agjenti i Lukakut, Federico Pastorello, postoi një foto të vetes në Instagram dhe të sulmuesit në një avion privat, me statusin: “Gati për të nisur… me drejtim Milanon”. Vendndodhja e vendosur në postim ishte aeroporti i Brukselit. Pastorello kishte qenë në Angli për bisedime vendimtare me Manchester United, ndërsa klienti i tij ishte në Belgjikë, duke u stërvitur me ish-klubin, Anderlecht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*