KORCË – Tre vajza mbetën të plagosura si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksion nacional Korçë- Kapshticë, në Bitincke

 

Sipas policisë një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e makinës dhe dy vajza që ishin pasagjere.

Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shkak për të cilin dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*