1-vjeçari Patrick Crusius, i cili akuzohet si autor i sulmit me armë në El Paso të Teksasit ka pranuar se ai është përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

“Ëashintgon Post” shkruan se i riu kishte pranuar se shënjestra e tij e sulmit me armën AK-47 ishin emigrantët meksikanë.

Pak pas sulmit ku mbetën të vrarë 22 persona ai u ndalua nga policia, madje kishte pranuar se kishte gjuajtur me armë. “Unë jam personi që kam qëlluar”, mësohet të jetë shprehur Crusius.

I riu pasi kreu sulmin në qendrën tregtare postoi në rrjetet sociale një shkrim ku shfaq idetë e tij raciste dhe se ishte kundër “pushtimit nga meksikanët”. Kujtojmë se i riu ishte edhe një kundërshtar i politikës së Donald Trump.

Rasti është klasifikuar si terrorizëm i brenshëm, dhe ka shkaktuar një debat të gjerë në SHBA.

Pas ngjarjes banorët thonë se El Paso u sulmua për shkak të komunitetit të tyre, kryesisht me popullsi të ardhur nga Meksika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*