Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se persona të armatosur i kanë marrë nën kërcënimin e armës një makinë tip Fiat, një çifti që po udhëtonte me të, në afërsi të zonës së doganës.

Burime bëjnë me dije se mbi çiftin është ushtruar edhe dhunë.

Ndërkohë ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve nga ana e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*