Mëngjesin e sotëm në seancë dëgjimore për ngritjen e Komisionit Hetimor për të gjetur dhe evidentuar shkeljet e Presidentit Ilir Meta që do të sjellin më pas edhe votimin për shkarkimin e tij mazhoranca caktoi 9 anëtarë.

5 nga ana e Partisë Socialiste, ndërsa 4 vendet e tjera janë vënë në dispozicion të grupeve parlamentare opozitare.

Në krye të komisionit do të jetë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, si dhe deputetët Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.

Ende nuk dihet se kush do të jenë emrat e opozitës së re në parlament që do të bëhen pjesë e këtij komisioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*