Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale nga qyteti i Vlorës, në mesin e 20 mijë mbështetësve që ishin mbledhur në sheshin e Lungomares për ta pritur.

Rama nga Vlora u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të djathta që të mos pengojnë qytetarët të votojnë, pasi do të përballen me ligjin.

Ai më pas ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë për t’i dhënë një mësim të mirë opozitës që krijoi një situatë të pa precedentë duke djegur madatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në fund Rama ka deklaruar se do të qëndrojë në Vlorë edhe ditën e nesërme dhe më pas ditën e dielë (30 qershor) do të udhëtoj drejt Tiranës për t’i lënë më pas fjalën popullit që do të votojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*