
Për të tretën ditë radhazi qytetarët protestuan lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës. Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup prej tyre, qytetarët thërrasin “Nuk ka dialog”. Në fund të protestës që u mbyll pak minuta më parë, ata bënë thirrjes që nesër sërish do të protestojnë në orën 18:00.




