Nga Ergys Alusshi
Na ishte njëherë Akademia e Marinës!
4 shtator 1961
Më 4 shtator 1961 në Pashaliman hapi dyert Akademia e Detarisë e Flotës Luftarake Detare.
Studentët e pare të kësaj akademie ishin studentët shqiptar që kishin ndërprerë studimet në ish-Bashkimin Sovjetik.
Kursi i parë i studentëve u titulluan oficerë në vitin 1961.
Në vitin 1963 Akademia e Detarisë u transferua në Vlorë në Skelë. Akademia kishte një program 3-vjeçarë studimesh dhe studentët diplomoheshin në tre degë: Flotën Fluftarake, Flotën Tregëtare dhe Flotën e Peshkimit.
Në vitin 1973 Akademia mori emeri “Shkolla e Lartë e Oficerëve të Flotës Luftarake Detare” dhe në vitin 1982 filuan studimet 4-vjeçare në Akademinë e Detarisë.
Mbas vitit 1993 Akademia e Detarisë pati disa ndryshime strukturore, vartësie dhe programesh mësimore deri sa u mbyll në 1 maj 2007.
Sot, Akademia nuk ekziston më.
Kështu, mori fund ëndrra e Sami Frashëri, i cili shkruante
“Shkolla e anijerisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të jenë edhe anijet e luftës, në Durrës, a në Ujët e Ftohtë, afër Vlorës” –
Historia vazhdon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*