Menjëherë pas ndarjes së bujshme të themeluesit të Microsoft, Bill Gates nga bashkëshortja e tij Melinda, kanë “plasur” propozimet.

Billit i ka ardhur një propozim publik për martesë në llogarinë e tij në Instagram nga këngëtarja e njohur serbe Neda Ukraden.

Me shaka këngëtarja i thotë atij se dëshiron të martohet dhe të plaket me të.

Bill dhe Melinda Gates u divorcuan pas 27 vitesh martesë. Pasuria e tyre kap shifrën marramendëse prej 127 miliardë dollarësh.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë Bill Gates, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*