Pas konferencës së presidentit Ilir Meta ku argumentoi anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të Kryesisë.
Mësohet se mbledhja ka filluar në orën 9:00, ku po diskutohet paraprakisht ideja e tij për të mos lënë më në zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Metën.
Meta u shpreh se situata e rëndë politike dhe mos reflektimi i palëve e detyruan të marrë këtë vendim, për anullimin e zgjedhjeve.
Sipas tij nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen vendi mund të shkojë në një rrezik serioz.
Po ashtu Meta theksoi se është Presidenti ai që cakton datën e zgjedhjeve.





