Pas 12 vitesh nën drejtimin e të djathtëve, bashkia Kamëz është zaptuar dje nga socialistët, ku kryebashkiaku i ri Rakip Suli, ka zënë zyrën.

Pasi dyert u hapën me dhunë nga këshilltarët e majtë, Suli nxitoi që pas orës 16:00 të shkonte në ish- zyrën tashmë të Xhelal Mziut.

Por tëksa u gjend të zyrë, ajo që vihej re ishte boshatisja totale e saj, ku mungonte dhe karrigia e kryetarit, ndërkohë që një foto e presidentit Ilir Meta ishte me kokë poshtë.

Këto foto të bëra këtë pasdite e djeshme brenda zyrës ku rrinte Mziu, tregojnë qartësisht se dorëzimi i “bastionit të demokratëve” ishte i përgatitur. Zyra paraqitet totalisht e boshatisur dhe prej aty janë hequr të gjitha dokumentet apo fotografitë që mbante Mziu më herët.

Dallimi bëhet edhe më i qartë nëse krahasojmë pamjet e sotme me fotot kur shfaqej Xhelal Mziu në pozicionin e kryebashkiakut..

Dhe në këtë video të shpërndarë nga gazetarja Esiona Konomi, vihet re që fotoja e presidentit Ilir Meta është me “kokë poshtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*