Presidenti Ilir Meta vijon të reagojë në rrjetet sociale lidhur me krizën politike në të cilën ndodhet vendi, duke iu kujtuar të gjitha palëve se në rast se nuk respektohet data 13 Tetor, pasojat do të jenë të rënda.

Meta kërkon nga opozita që të regjistrohet në zgjedhje, teksa bën dhe një krahasim të situatës në Shqipëri, me kohën e Millosheviçit në Serbi.

Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra”, shprehet Meta.

Postimi i Metës: 

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten.

Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.

Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*