Nga: Agron Brataj
Data: 26 Qershor 2025

Milani po përgatitet për një revolucion të vërtetë në repartin e mesfushës, siç kishte paralajmëruar së fundmi drejtori sportiv Igli Tare.

Pas largimit të rëndësishëm të Tijjani Reijnders drejt Manchester City, klubi kuqezi ka vënë në qendër të merkatos përforcimin e mesfushës, me emra të mëdhenj dhe premtues që po lëvizin drejt “San Siros”.

MODRIC, AFËR ZYRTARIZIMIT

Luka Modric, legjenda kroate e Real Madridit, pritet të vishet kuqezi sapo të përfundojë Kampionati Botëror për Klube.

Marrëveshja është e mbyllur prej disa ditësh dhe vetëm firmat e fundit ndajnë mesfushorin nga aventura e tij e re në Serie A. Një përforcim me peshë për trajnerin Allegri, që kërkon më shumë cilësi në ndërtimin e lojës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*