Miratohet vendimi “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës së bashkive me Agjensinë Shtetërore të Kadastrës

Merr fund shqetësimi për mijëra banorë të Qarkut Vlorë

Një lajm i mirë për mijëra banorë të Qarkut të Vlorës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua vendimi “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës së bashkive me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për regjistrimin e trojeve të dhëna për ndërtim nga njësitë e qeverisjes vendore dhe për rregullimin e marrëdhënieve juridike të pronësisë mbi këto troje për efekt regjistrimi”.
Vendimi i jep zgjidhje sorollatjes dhe përpjekjeve shumëvjeçare për regjistrimin e trojeve të dhëna nga këshillat e bashkive, ish-komunave apo këshillat e qarqeve, për strehimin e qytetarëve.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, çdo qytetar do të ketë mundësinë të regjistrojë dhe të gëzojë e trashëgojë truallin, apo banesën që shteti i ka mundësuar.
Mungesa e këtij akti kishte krijuar një prej problemeve më shqetësuese për mijëra banorë të Qarkut të Vlorës dhe më së shumti në qytetin e Sarandës, pasi nuk kishin mundësi të regjistronin pronat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*