Nga Agron Brataj

Shpifje dhe hipokrizi në dëm të qytetit dhe turizmit vlonjat

Dhe prapë ja ku jemi  përballë të njëjtave figura të konsumuar, të paafta dhe të çmontuara, që në çdo pushtet e në çdo kohë kanë ditur vetëm të përfitojnë. Individë që përdorin kartonin e këshillit bashkiak si mjet për përfitime personale,  për leje ndërtimi që më pas i shkelin, për zaptim tokash e terrenesh ndërtimi, ndërkohë që luajnë rolin e “opozitarit” vetëm kur preken interesat e tyre.

Një nga këta “përfaqësues” del me paturpësi në emisione televizive dhe deklaron se askush nuk flet për problemet e qytetit.asnje media, asnje gazetar. Dhe këtë e thotë jo për të ndihmuar, por për të njollosur imazhin e Vlorës, një qytet që sot, më shumë se kurrë, mbështetet tek sezoni turistik për ekonominë e tij.

Po, Vlora ka probleme  kjo nuk mohohet. Por nuk zgjidhen me baltë e shpifje në media, në prag sezoni turistik. Qyteti nuk përmirësohet me “përrallat” e një njeriu që ngre zërin vetëm kur i preket prona apo leja e ndërtimit. Sepse për të njëjtin këshilltar flitet që ka ndërtuar përtej kufijve të lejuar me lejen që i është dhënë. Dhe më rëndë akoma në një nga objektet e ndërtuara prej tij, një punëtor ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë.

Këto nuk janë më thashetheme, por çështje që pritet të trajtohen edhe nga organet e drejtësisë.

Ky individ, që pretendon të jetë zëri i opozitës, duhet të ishte i pari që të ngrinte zërin në mbrojtje të interesit publik, jo kur i preken interesat vetjake.

Të dalësh e të shpifësh në emër të “të vërtetës”, ndërkohë që vetë je shembull i keq për qytetin, është hipokrizi.

Në vend që të baltosësh Vlorën dhe turizmin që mban gjallë këtë qytet, merre grupin tënd partiak, merr disa thasë dhe pastro pyllin. Pastro rrugën poshtë pallatit që ke ndërtuar jo duke e bllokuar ate , dhe mbi të gjitha, krijo kushte sigurie që mos të ndodhin më tragjedi si ajo që tashmë është regjistruar.

I nderuar këshilltar  kartoni që të është dhënë nga populli nuk është për të përfituar, por për të shërbyer. Vlora nuk ka nevojë për shpifës, por për zgjidhje. Nuk ka nevojë për zëra të rremë opozitarë që kujtohen për qytetin vetëm kur iu prishet rehati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*