Ndalohet me urdhër të prokurorisë biznesmeni i fuqishëm në Tiranë dhe dy shtetas të tjerë.

Mësohet se është arrestuar Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”dhe shtetasit Kadri Pazari e Arben Caci.

Ndalimi i këtyre personave është bërë  pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat për 25 mijë metër katror tokë në Laprakë.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke në Laprakë që është pronë e spitalit të Traumës.

Kujtojmë që Dritan Llanaj nuk është një emer i panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Biznesmeni Llanaj është arrestuar edhe më herët nga policia pasi mbi të rëndonin tre akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Por vetëm pak ditë pas arrestimit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë në tetor të 2018 duke i ndryshuar masën në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë sot është arrestuar sërish me akuzën e falsifikimit të dokumentave.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*