Vitin e kaluar, Arlinda Morina kaloi një sëmundje mjaft të vështirë, por regjisorja e filmit, për asnjë moment nuk është dorëzuar.

Artistja që njihet me emrin Liki e që karakterizohet për energjinë dhe talentin e dashurinë ndaj filmit, artit në përgjithësi, vuajti nga sëmundja e leukemisë (leukemia plasma cell).

Por, ajo sot është një nga heroinat e kësaj sëmundjeje të vështirë, pasi Arlinda sot i është rikthyer jetës së normale, raportojnë mediat online.

Madje, fotografia dhe historia e saj është vendosur në Paris afër Kullës Eifel në mesin e grave të tjera që luftuan kancerin.

Fotografi kjo e realizuar nga Boubkar Benzabat. Ndërsa ajo u vendos pikërish në Ditën kundër Kancerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*