Ditën e djeshme Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi kanë nisur muajin e mjaltit.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ata kanë treguar se janë duke i shijuar në maksimum këto ditë pushimi dhe po i shfrytëzojnë  për kaluar disa momente në çift larg angazhimeve profesionale.

Nga fotot e publikuara duket se ata kanë zgjedhur të pushojnë në një hotel luksoz, i cili na bëri zili të gjithëve.

Ata po qëndrojnë në Turqi në pallatin gjigant të “Titanic Mardan”.

Një natë qëndrimi tek një prej dhomave çift kushton 442 euro dhe mundësitë që të ofron vendi janë të mjaftueshme për të kaluar pushimet e ëndrrave.

Gazi zbuloi se muaji i mjaltit të tyre do të zgjasë 1 javë dhe më pas do të kthehen në Shqipëri për të vazhduar angazhimet profesionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*