“Megjithese jemi ne mesin e muajt qershor, ku ne nje situate krejt normale Vlora do te ishte e tejmbushur me turiste, tashme.realiteti eshte krejte ndryshe.Ne vlore jo vetem turiste te huaj qe nuk ka me por jane larguar dhe pushuesit vendas si dhe pushuesit nga vendet fqinje etj.Ky sezon i ri turistik duhet te kishte filluar qe heret por mesa duket Vlora nuk eshte gati per te perballuar sic duhet sezonin turistik” – keshtu eshte shprehur Kandidatja e bindjes demokratike per bashkine e Vlore, Valbona Mezini e cila zhvilloi nje inspektim ne disa prej plazheve publike dhe private te qytetit ndersa tha se vuri re mungesen e theksuar te turistev.

“Plazhet jane bosh, shezllonat dhe cadrat jane vendosur tashme por ska turiste” – tha Mezini. Ne takimet qe Mezini pati me disa prej pronareve te bizneseve te cilat kane marre nje hapsire publike per ta shfrytezuar per plazh sipas Mezinit u evdentuan disa problematika. “Mungesa e turisteve ,mungesa e krahut dhe stafit te punes te kualifikuar dhe mbi te gjitha themelore mbetet mungesa e marketingut, reklamimit qe i behet qytetit ne vendet e huaja” – tha Mezini, -“reklamim ky i munguar i cili ka cenuar turizmin dhe biznesin ne vend dhe nuk ka.sjelle turistet qe priteshin ne qytet” – tha kandidatja Mezini nder te tjera.

Sipas kandidates Mezini ne uljen e fluksit te turisteve kane ndikuar dhe protestat e opozites. Mezini sezonin turistet nga vezhgimet qe zhvilloi e shikon teper skeptik.

“Turizmi ne qytetin e vlores ka nevoj per reklamim.Industria e.turizmit.ne qytet ka nevoj per stimul, per marketing dhe lobim te huaj ne menyre qe te sillen sa me shume turiste ne vend” – tha Mezini .Mezini premtoi qe ne momentin qe do behet kryetare bashkia primare per qytetin do te jete turizmi i cili do ti jepet nje stimul jo vetem ne drejtim te menaxhimit, marketingut, etj por dhe ne drejtim te infrastruktures dhe krahut te punes te kualifikuar, mangesi keto teper te medha sipas Mezinit qe po e cenojne deri tani qytetin e vlores.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*