Një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 38 numrin total të viktimave.

Mësohet se e moshuara është infektuar me COVID-19 te Hematologjia dhe është shtruar tek Infektivi, ku ka ndërruar jetë.

Ka rënë ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus ditën e sotme ne vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste te reja.

Ndërkohë në qytetin e Shkodrës në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me COVID-19, ku janë kthyer në shqetësim fasoneritë, pasi raportohet për numër të madh personash të infektuar.
Rastet e tjera janë vijim i kontakteve të ditëve më parë. Ndërkohë në Krujë nga 14 testime të kryera, kanë rezultuar pozitive 6 raste të reja.

4 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit. Faxweb raporton se 2 rastet janë nga kontaktet me persona të infektuar më parë, ndërkohë që 2 raste e tjera janë vatra të reja, një në Durrës dhe tjetër në Sukth.

Ndërkohë Kukës nga 26 testime për Covid-19 në 24 orët e fundit të gjithë kanë dalë negative. Po ashtu raportohet edhe për dy raste të reja në qytetin e Korçës.

Kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë u shënua një rekord i ri me persona të infektuar me COVID-19, ku u konfirmuan 82 raste të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*