Një 29 vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar mbrëmë në Greqi.

Arrestimi i shqiptarit është bërë në Sparta nga policët grekë të seksionit Evrotas. 29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer me 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Sipas policisë, 29-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije ndodhej në Greqi pa dokumente. Pas arrestimit, ai do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në Nafplion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*