Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dal ditën e sotme në një deklaratë për shtyp ku kla treguar se si do të jetë qeverisja e tij në momentin kur do të vij në pushtet.

Ai është shprehur se do të bëjë publik disa ligje dhe disa planë në shtator për të gjithë, duke u njo0hur kështu me pikëpamjet që do të ketë qeveria e tij në fokus.

Sipas Bashës kushdo që është I përfshirë, pa marrë parasysh asnjë gjë, do të marrë dënimin e metirtuar për gjithë gjërat që nuk kanë bërë siç duhet.

Ndër të tjera Basha tha:

“Dëshmitë e anti mafjas italiane janë se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit duke u rritur sipërfaqja me 5-fish më shumë se vitin e kaluar.

Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandërshkueshmërisë. Ai ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes. Këto janë gjetjet e një dokumetari bombë.

Sektori bankar, i ndërtimit, i turizmit janë ndër sektorët kryesor që  po kapen nga krimi. Një sër ndërtimesh në Tiranë, ende të panjohura për qytetarët janë planifikuar të ndërtohen me para të ardhura nga droga.

Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm nga zona të kapura dhe kontrolluara si Afganistani.

Shqipëria ka nevojë për një program radikal dhe special për ndalimin e të gjithë kësaj.

Në muaj shtator do të bëjë të ditur planin tim kundërkrimit ekonomik, ndërkohë ka nisur hartimi i disa ligjeve të reja, për krimin ekonomik, përgjegjësisë civile etj.

Së treti një paketë ligjore për deklarimin e aseteve dhe pasurisë së të gjithë punonjësve të administratës së shtetit. Shqipëria do të kthehet në ferrin e drogës dhe të gjithë politikanëve që e kanë trajtuar vendi si çifligun e tyre.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*