Kryeministri i përgjigjej kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe mbështetësve të tij në Athinë edhe për Himarën: Nuk ka dhe nuk ka pasë kurrë minoritet grek në Himarë.

Siç kishte premtuar, kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të qartë Vangjel Dules së PBDNJ-së dhe të gjithë atyre politikanëve në Athinë që kanë pretendime se po cënohet minoriteti grek apo që për ta nuk ekziston Çështja Çame.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri i ka bërë të qartë Dules se Çështja Çame është çështje shqiptare dhe se në Himarë nuk ka pasur e as nuk ka minoritet grek.

“Ka një shprehje të popullit shqiptar, por mendoj se edhe të popullit grek; Para se të marrësh fshesën e të nisesh për të shtëpia e tjetrit, fshij një herë para pragut të shtëpisë tënde aposhpreja tjetër në Ungjill; Para se të heqësh ashklën në syrin e tjetrit, hiq traun në syrin tënd që të pengon të shohësh… .” Kryeministri i ka zgjedhur këto shprehje për të ilustruar mënyrën se si është sjellë qeveria greke e të gjitha kohërave me shqiptarët dhe e ka fjalën për ata të Çamërisë dhe Çështja Çame. Duke iu drejtuar kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe gjithë atyre grekëve në qeverinë e politikën e Athinës, të cilët e konsiderojnë të paqenë Çështjen Çame.

Duke kujtuar disa herë që Greqia nuk e ka zbatuar kurrë reciprocitetin me fqinjët në respektimin e të drejtave të njeriut, Rama ka sqaruar edhe një herë se Çështja Çame ekziston dhe është çështje shqiptare. Ja si e sqaron kryeministri Dulen dhe grekët që pretendojnë të kundërtën:

Deklarata e Ramës:

Nuk ka histori e të drejtë ndërkombëtare që e pranon që popullsia çame paska qenë bashkëpunëtore më nazizmin. Nuk ka të drejtë ndërkombëtare në botë që pranon që edhe nëse paskan qenë bashkëpunëtore me nazizmin popullsia çame të dënohet brez pas brezi duke i mohuar çdo të drejtë njerëzore, ashtu siç kanë bërë grekët me popullsinë çame.

E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët të popujve tanë. Përkundrazi zgjidhja e bazuar në të drejtën ndërkombëtare janë në interes jetik për të dyja shtetet. Së pari, ne dëshirojmë që lufta të mbarojë. Ne mirëpresim një akt të vlefshëm që të shfuqizojë dekretin mbretëror, i cili e konsideron Shqipërinë dhe Greqinë në gjendje lufte. Një mbetje arkaike e mbetur aty e riciklueshme nga çdo qeveri si një kujtim, jo sepse është një akt që krijon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë.

Vangjel, në qoftë se nuk të pëlqen çam s’ka problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen Çështje Çame s’ka problem, është çështje shqiptare dhe për këtë çështje kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë zgjidhje bazuar në të drejtën ndërkombëtare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*