NGA ERGYS ALUSHI
Nëse sot e kemi një kopje të Aktit të Pavarësisë, ajo është meritë e Lef Nosit!
I pushkatuar nga komunistët në vitin 1946, ai ende nuk e ka një varr!
Një fund tragjik ashtu si shumica e firmëtarëve të Pavarësisë!
Ka qenë 25-vjetori i Pavarësisë, kur dajë Lefi, për të bërë të pamundur falsifikimin dhe manipulimin e dokumentit, e fotografoi dhe e shtypi në qindra kopje, duke ua dhuruar së pari familjarëve të nënshkruesve.
Ministër i Postë-Telegrafëve në Qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi është krijues i filatelisë shqiptare.
Në vitet 1943-1944, Lef Nosi është një nga anëtarët e Këshillit të Naltë, Regjencës.
Në përfundim të luftës, në 1945 arrestohet si kolaboracionist, për t’u dënuar me vdekje në gjyqin publik të 1946.
I burgosur nga osmanët për veprimtari patriotike në përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip, i internuar nga pushtuesit italianë për aktivitet antifashist, i pushkatuar nga qeveria komuniste e pasluftës si kolaboracionist, Lef Nosit ende nuk i dihet vendvarrimi nga familjarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*