Pergatiti Agron Brataj
Nga data 30 tetor, për herë të parë në Itali do të jetë në dispozicion vaksina kundër virusit Chikungunya, një infeksion i transmetuar nga mushkonja tigër (Aedes albopictus).
Vaksina është rekombinante, e bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP virus-like particles), e cila nxit një përgjigje të fortë imunitare pa shkaktuar sëmundjen. Ajo është tashmë e miratuar në SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në Itali u aprovua nga AIFA në muajin maj.
Sipas ekspertëve, ky është një hap i rëndësishëm për parandalimin e focolave autohtone dhe mbrojtjen e udhëtarëve drejt zonave endemike. Vaksina mund të jetë një ndihmë e vlefshme jo vetëm për ata që udhëtojnë, por edhe për të frenuar shpërthimet lokale, tha prof. Giovanni Rezza nga Universiteti San Raffaele i Milanos.
Në provat klinike, vaksina ka treguar një përgjigje të fortë imunitare brenda 21 ditëve, me mbrojtje që fillon të zhvillohet që pas 7 ditësh. Është e sigurt dhe e përshtatshme për persona mbi 12 vjeç.
Në Itali, përhapja e zanzarës tigër është bërë tashmë e gjerë, duke rritur rrezikun e infeksioneve vendase. Edhe pse masat parandaluese janë të rëndësishme, shmangia e pickimeve nuk është gjithmonë e lehtë. Prandaj, miratimi i këtij vaksini përbën një shtesë të rëndësishme në mbrojtjen e popullatës, thekson prof. Caterina Rizzo nga Universiteti i Pizës.
Sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë italian (ISS), deri më 7 tetor 2025 janë regjistruar 398 raste të Chikungunyas, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024 kur ishin vetëm 17.
Rreth 75% e të infektuarve shfaqin simptoma si ethe, dhimbje koke, lodhje, skuqje të lëkurës dhe dhimbje të forta artikulare, që në shumë raste mund të zgjasin me muaj.
Aktualisht nuk ekziston trajtim specifik kundër virusit, ndaj vaksinimi dhe mbrojtja nga pickimet mbeten masat kryesore për parandalimin e sëmundjes.





