Anonymous ka postuar një video aty ku ka zbuluar marrëdhëniet e personaliteteve të njohura me rrjetin e trafikimit të fëmijëve Jeffrey Epstein.

Këta emra përfshinin Ivanka dhe Donald Trump, Naomi Campbell, Chris Evans, Mick Jagger, Will Smith, e shumë të tjerë.

Lista me qindra emra u ngarkua përmes një skedari në faqen e Anonymous nën emrin “Libri i zi i Jeffrey Epstein”. Në libër u ekspozuan të gjithë njerëzit që morën pjesë në festat e organizuara nga Jeffrey Epstein, aty ku thuhej se ai “rekrutonte fëmijët”.

Rasti i Jeffrey Epstein mori shumë vëmendje sa që Netflix publikoi ​​një dokumentar në lidhje me të. Pasi u zbulua se ishte fajtor, biznesmeni thuhet se ka kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos lejonte të zbuloheshin informacione për të tjerët

Anonymous kërcënoi drejtpërdrejtë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emri i të cilit gjithashtu u shfaq në listën e lartpërmendur.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*