
Takimi me banorët e rajonit nr tre, ishte takimi i radhës që kandidatja Briselda Çakërri po zhvillon në kuadër të fushatës së saj elektorale.
Vota për mua dhe vota për Partinë Socialiste, pasi kryesorja është të fitojmë mandatet e Partisë Socialiste pasi pa pushtetin e PS shumë nga këto gjëra që i kemi realitet, nuk do bëheshin.

Brenda PS ju keni mundësinë e zgjedhjes së kandidaturave, nëse unë marr shumicën e votave të qytetarëve, kam shumë kënaqësi t’ju përfaqësoj dhe të jem pjesë e rrethit të komunitetit tuaj,
Briselda Çakërri ka zhvilluar sot takimet ne disa zona të qytetit.
Çakërri pohoi se tek mua mbase nuk do të gjeni eksperiencën e madhe në parlamentin shqiptar po me patjeter do të jem përditë këtu me ju për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e komunitetit.

Ne duhet të jemi mirënjohës duke votuar për Partinë Socialiste. Të gjithë ne si socialistë, e para kemi 5-ën, Edi Ramën dhe në këto zgjedhje do të mbështesim kandidatura të ndryshme.
Nga të gjitha këto kandidatura për zonën tuaj është Briselda Çakërri






