PD, LSI dhe aleatët që tashmë ndodhen jashtë parlamentit dhe kanë bojkotuar deri më tani zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nisën pasditen e kësaj të enjteje protestat antiqeveritare me bllokimin e 5 akseve kryesore rrugore që lidhin jugun dhe Veriun me kryeqytetin. Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në Milot krah militantëve që kanë bllokuar kalimin e makinave. Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është në zonën e Plepave në Durrës.

Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë nisur protestën e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.

Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit është bllokuar aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut është bllokuar në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit. Bllokimi i radhës është tek Plepat në Durrës, dhe në Tiranë tek ish-sheshi “Shqiponja.

Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët si shenjë e mosbindjes civile, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*