Nga Agron Brataj
Një kroçerë e cila po lundronte mbrëmjen e djeshme në afërsi të gadishullit të Karaburunit ka kërkuar asistencë mjekësore pasi një udhëtare e moshës 68-vjeçare ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Kroçera Costa Victoria ka ndaluar në radën e portit të Vlorës. Ambulanca e spitalit rajonal të qytetit është afruar në një distancë rreth 1 milje nga porti Detar Vlorë.
Më pas kapiteni i portit bashkë me personelin e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në bordin e kroçerës për të marrë të sëmurën në barrelë, duke bërë të mundur transportimin e saj drejt spitalit.
Gazetari Agron Brataj raporton për Albania Times se tashmë ajo ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në deklaratën e fundit të mjekëve knfirmohet se pacientija ka kaluar në koma dhe ndodhet nën kujdesin e tyre në spitalit Rajonal të Vlorës.




