Nga Agron Brataj

Një krim i rëndë në familje është shënuar paraditen e sotme në fshatin Babicë të Vlorës.56-vjeçari Lavdosh Sulo pasi qëlloi bashkëshorten 44-vjeçare, Laureta Sulo lajmëroi policinë dhe ambulancën.
Gruaja është transportuar në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra ndërroi jetë rreth orës 13:30.
Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 12:52, pas xhelozisë që Sulo kishte për bashkëshorten. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
“Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, Spitali njoftoi se ka ndërruar jetë.”-raporton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*