Është shënuar viktima e dytë brenda javës në plazhin e Vlorës. Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në Vlorë, nërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër 70-vjeçare mbeti viktimë e ujit.

Raportohet se sot ka mbetur viktimë një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det, në zonën e njohur si plazhi i ri. Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë që kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor, uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës më 17 qershor, dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës, më 11 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*