Pas përplasjes fizike në Bashkinë e Kavajës ku qytetarët e mbledhur para godinës kanë ndaluar kryetarin e ri të Bashkisë Redi Kraja, dhe prefekten e Tiranës Suzana Jahollari të futen brenda ka reaguar ministrja për shtetin Elisa Spiropali.

“Bllokimi fizik i bashkisë së Kavajës është dëshmi se Partia Demokratike është një parti që e përdor forcën si arsye dhe jo arsyen si forcë.

Ne nuk kemi ndërmend të përplasemi fizikisht të marrim me dhunë një funksion që na takon me kligj.

Bashkitë si kryebashkiakët apo këshillat bashkiak nuk janë godinat por mishërimi i vullnetit të popullit të dëshmuar me votë.

Për këtë arsye kemi vendosur që të jemi të detyruar, të respektojmë ligjin, ndaj prefekja e qarkut dhe të gjithë kemi qëndruar këtu me orë për të respektuar ligjin. Por këtë nuk mund ta kuptojë një forcë politike apo një kryetar bashkie që kur duhet të jetë në detyrë rri në rrugë dhe kur duhet të lirojë zyrën nxjerr njerëzit në rrugë. Kryebashkiaku i ri u betua që do të punojë për qytetarët e Kavajës. Për ne nuk ka rëndësi a janë të majtë apo të djathtë. Për ne janë të gjithë shqiptarë. Presim institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*